Misioni i Global Natures Pharma GmbH është të krijojmë, shpërndajmë dhe lëshojmë në treg produkte të fushës së fitoterapisë, veçanërisht produkte tradicionale me origjinë nga Alpet, dhe t’i përdorim këto produkte natyrale për të përmirësuar cilësinë e jetës në popullsinë e përgjithshme.

FILOZOFIA JONË – DASHURIA PËR NJERËZIT DHE NATYRËN

Qëllimi ynë është t’u japim njerëzve përfitimet maksimale përmes përdorimit të bimëve mjekësore alpine dhe njëkohësisht ta ruajmë mjedisin natyror të alpeve, ku rriten bimët mjekësore. Ne përpiqemi fort që produktet tona të jenë sa më të efektshme të jetë e mundur, por që njëkohësisht të mbeten natyrale dhe të sigurta në përdorim.

Efekti shërues i bimëve mjekësore varet nga përmbajtja e vajrave esenciale, substancave me aromë të fortë, dhe përbërësve të tjerë organikë. Fuqia shëruese përcaktohet kryesisht nga përqendrimi i këtyre përbërësve në bimët mjekësore. Cilësia e bimëve varet në masë të madhe nga toka, vendndodhja, metodat e kultivimit, dhe teknologjia e kultivimit. Bimët në male rriten më ngadalë sesa bimët në lugina. Kjo ndikon në një akumulim më të madh të vajrave esenciale dhe substancave të tjera të dobishme. Të gjithë të këta faktorë mundësojnë kultivimin e bimëve të cilësisë më të lartë. Ngjyra, shija, dhe aroma e këtyre bimëve reflektojnë mjedisin unik të kësaj bote të mrekullueshme malore.

FUQIA E NATYRËS DHE STUDIMEVE SHKENCORE

Ne jemi të fokusuar tek zhvillimi i kombinimeve të efektshme të recetave tradicionale dhe përparimeve më të fundit farmaceutike. Ideja jonë kryesore është të përdorim bimët më të mira alpine së bashku me një proces modern prodhimi. Në këtë mënyrë, ne krijojmë produkte që kanë efektshmëri të lartë, dhe që, në të njëjtën kohë, janë natyrale.

NEMAČKI KVALITET

BALSAMET BIMORE ALPINE prodhohen ekskluzivisht në Gjermani. Kompleksi i prodhimit ndodhet në një nga zonat më të pastra të Gjermanisë, gjë që garanton standardin më të lartë të cilësisë dhe pastërtisë së produktit. Ne i kombinojmë me sukses recetat tradicionale me studimet më të fundit shkencore për të përftuar produkte të efektshme e cilësore.

Certifikatat e fituara për BALSAMET BIMORE ALPINE janë provë e cilësisë, efektshmërisë, dhe sigurisë së tyre. Certifikatat GMP (Good Manufacturing Practice – Praktikat e Mira të Prodhimit) dhe ISO 9001: 2015 garantojnë faktin se procesi ynë i prodhimit i plotëson të gjitha standardet e nevojshme ndërkombëtare.