ÇFARË ËSHTË DHIMBJA E QAFËS DHE SHPATULLAVE?

Dhimbja në pjesën e qafës dhe shpatullave është një problem që shumë njerëz mund ta hasin shpeshherë gjatë një muaji. Përse ndodh? Pjesa cervikale e shtyllës kurrizore është e përbërë nga shtatë vertebra, të cilat,së bashku me ligamentet dhe muskujt, shërbejnë si mbështetje dhe ndihmë në lëvizjen e kokës .Nëse nuk janë mjaftueshëm aktivë, këta muskuj dobësohen. Pasojat janë mbështetje e pamjaftueshme dhe shfaqja e dhimbjes. Dhimbja e qafës dhe shpatullave mund të ndodhë edhe nga ngarkesa jo e duhur e muskujve të qafës gjatë aktiviteteve ditore.

PSE NDODH DHIMBJA E QAFËS DHE SHPATULLAVE?

Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes janë ndryshimet në strukturën e qafës dhe pjesës cervikale të shtyllës kurrizore, të cilat mund të vijnë nga pzicioni jo i duhur i trupit, tensioni i strukturave të buta të qafës, ngarkesa e punës dhe e sportit, ose nga aktiviteti fizik dhe stresi, ankthi dhe depresioni. Kur ka dhimbje, në fillim duhet të zbulohet çfarë e shkakton këtë dhimbje, dhe vetëm atëherë doktori mund përcaktojë trajtimin e duhur. Si terapi, ata shpesh mund të rekomandojnë masazh dhe fizioterapi, ushtrime terapeutike për të rritur qëndrueshmërinë dhe forcën e muskujvedhe në të njëjtën kohë edhe përdorimin e qetësuesve ose kremrave analgjezikë.