ÇFARË ËSHTË DHIMBJA MUSKULARE PËR SHKAK TË AKTIVITETIT TË TEPËRT OSE AKTIVITETEVE SPORTIVE?

Aktiviteti sportiv dhe fizik po bëhët më i rregullt në jetën tonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm për rëndësinë e një mënyre jetese të shëndetshme dhe të ushtruarit rregullisht. Aktiviteti fizik ka një efekt të dobishëm në shëndetin tonë dhe në të njëjtën kohë është shumë i mirë në reduktimin e stresit të përditshëm. Megjithatë, ne dimë se, kur luajmë sporte ose bëjmë një aktivitet fizik, mund të kemi dhimbje apo edhe dëmtime.

PSE NDODH DHIMBJA MUSKULARE PAS AKTIVITETEVE SPORTIVE?

Shëmbulli më i zakonshëm i dhimbjes, që e dimë të gjithë, është i ashtuquajturi inflamacion i muskujve, ose në terma profesionalë, dhimbje e vonuar e muskujve. Mund ta ndiejme këtë dhimbje menjëherë pas mbarimit të ushtrimit dhe zakonisht e ndiejmë vetëm ditën tjetër, kur zgjohemi me dhimbje. Nëse e teprojmë, dhimbja është akoma më e madhe pas dy ditësh. Akoma nuk ka një teori bindëse se përse ndodh një gjë e tillë. Sigurisht, ndërgjegjësimi më i rëndësishëm është që dhimbja e vonuar nuk tregon një stërvitjeje të mirë apo të rëndë. Inflamacioni i muskujve tregon se stërvitja ka qenë shumë e mundimshme dhe se muskujt janë dëmtuar paksa. Kështu që, edhe pasi inflamacioni i muskujve ka kaluar, funksionimi i tyre do të mbetet i dëmtuar për njëfarë kohe. Në gjuhën e sportit, kjo do të thotë se edhe pas pushimit të dhimbjes, lëvizja nuk do të jetë komplet e saktë nëse trupi nuk arrin të kompensojë me tendosjen e muskujve më pak të prekur. Krahas inflamacionit të muskujve, dëmtimet e shpeshta e të lehta nga sporti përfshijnë tërheqjet muskulare. Është e rëndësishme të dimë si ta parandalojmë dhimbjen muskulare dhe si ta trajtojmë dëmtimin, sepse nëse e shpërfill atë dhe vazhdon stërvitjen, mund të kesh pasoja të rënda, madje edhe afat-gjata.