ÇFARË ËSHTË DHIMBJA E SHPINËS DHE E SHTYLLËS KURRIZORE?

Shtylla kurrizore është kolona mbështetëse e trupit tonë. Është e ndërtuar nga 24 vertebra dhe mes tyre ka disa disqe ndërvertebrore, ose ndryshe disqe që lehtësojnë trysninë mbi të, zvogëlojnë peshat dhe e lejojnë që të lëvizë. Muskujt dhe ligamentet, muskujt abdominalë, të kofshëve dhe muskujt e ijevejanë gjithashtu të rëndësishëm për lirshmëri në përkuljen dhe rrotullimin e shtyllës kurrizore. Pjesët më të ndjeshme të shtyllës kurrizore janë pjesët e qafës dhe të mesit sepse janë edhe më të lëvizshmet. Për këtë arsye dhimbjet në këto pjesë të shtyllës kurrizore janë më të zakonshmet.

PSE NDODH DHIMBJA E SHPINËS DHE E SHTYLLËS KURRIZORE?

Dhimbja në pjesën e poshtme dhe të sipërme të shpinës mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si puna fizikeme ngritjen, tërheqjen apo shtyrjen e peshave, pozicioni jo i natyrshëm i trupit gjatë punës, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, puna në këmbë, qëndrimi shtrirë në mënyrë jo të rregullt, forcë muskulare më e pakët, obeziteti dhe gjëra të tilla. Gjithashtu është e mundur që dhimbja në pjesën e poshtme ose të sipërme të shpinës të jetë një kombinim i shkaqeve të ndryshme. Është thelbësore të bëhet vlerësimi i intensitetit dhe kohëzgjatjes së dhimbjes dhe në rastin kur dhimbja është e rëndë dhe vazhdon për kohë të gjatë, duhet të kontaktoni një doktor i cili do t’ju rekomandojë trajtimin e duhur. Shumica e mjekve rekomandojnë terapi me ilaçe ose kremra analgjezike dhe pushim, dhe pasi të pushojë dhimbja, të kryhen rregullisht ushtrime fizike për forcimin e shtyllës kurrizore.