ÇFARË ËSHTË DHIMBJA E KËMBËVE?

Ktheheni në shtëpi pas një dite të lodhshme dhe plandoseni në kolltuk me këmbët e lodhura e plot dhimbje? Rëndesa dhe dhimbja e këmbëve kanë qenë karakteristikë vetëm e të moshuarve, por sot ato janë torturë për të gjitha moshat. Më së shumti, kjo shkaktohet nga stili modern i jetesës, i cili zakonisht ka dy ekstreme – ose përfshin një jetë sedentare me punë të përditshme, gjë që ndikon negativisht në furnizimin e këmbëve me gjak, ose përfshin qëndrimin më këmbë gjithë ditën në punë, gjë që shkakton stërmundim dhe posturë të pasaktë të trupit.

PSE NDODH DHIMBJA E KËMBËVE?

Të gjithë e kemi provuar dhimbjen dhe lodhjen e këmbëve. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, dhe kryesisht përfshijnë natyrën e punës (qëndrimin më këmbë gjithë ditën), aktivitetin e tepërt fizik, qëndrimin e vazhdueshëm ulur për një kohë të gjatë, i cili mund të shkaktojë çrregullime të qarkullimit të gjakut, dhe si pasojë, lodhje të këmbëve. Qarkullimi i mirë i gjakut në inde mundëson një furnizim të mirë të indeve me lëndë ushqyese, dhe është gjithashtu i nevojshëm për shëndetin afat-gjatë dhe për ruajtjen e forcës në këmbë. Mund të ndiejmë dhimbje në këmbë edhe për shkak të këpucëve të papërshtatshme, sidomos te gratë për shkak të përdorimit të takave të larta, gjë që, pavarësisht trendeve të industrisë së modës, duhet të shmanget pasi ndikon në shëndetin e këmbëve dhe shtyllës kurrizore.