‘Barna natyrale’ me origjinë nga

Alpet, të shpëtuara nga harresa

Bimët mjekësore janë përdorur me sukses në trajtimin e sëmundjeve që në kohët e lashta, por njohuritë për llojet, përdorimet dhe vetitë shëruese të këtyre bimëve, për shkak të kalimit të kohës e zhvillimit të mjekësisë moderne, po zhduken gradualisht. Gjithsesi në shumë vende, recetat tradicionale dhe njohuritë për fuqinë shëruese të bimëve mjekësore vazhdojnë ende të ruhen me besnikëri. Receta të tilla tradicionale kemi gjetur në rajonin alpin, që është zona më e famshme malore në Europë.

Dihet se Alpet janë zona të largëta komunitetesh urbane dhe shpesh janë të paaksesueshme për shkak të dëborës. Deri në shekullin e 20-të, njerëzit që jetonin larg në zonat malore alpine liheshin pa ndihmë, pa rrugë, mjekë apo spitale, dhe detyroheshin t’i trajtonin vetë sëmundjet e tyre. Kështu, në zonat malore, ata gjetën bimë mjekësore dhe krijuan receta për barna bimore, të cilat vazhdojnë të ruhen dhe përdoren në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Këto receta janë përçuar dhe ruajtur brez pas brezi për vite të tëra, dhe kjo përfshin njohuritë për përzierjen, aplikimin dhe efektet e bimëve mjekësore alpine.

Me zhvillimin e mjekësisë moderne, njohuritë tradicionale kanë humbur në disa zona. Shumë receta nuk janë regjistruar kurrë me shkrim, kështu që janë zhdukur plotësisht me kalimin e kohës, por ajo që quhet ‘mjekësia alpine’ vazhdon të ruhet me besnikëri nga disa familje herbalistësh e shëruesish tradicionalë, dhe tani, ne dëshirojmë t’ia prezantojmë atë botës.

Bimët mjekësore janë vërtet një dhuratë e natyrës të cilën duhet ta përdorim me kujdes e me mençuri. Ka mbi 500,000 lloje bimësh në botë, dhe mbi 10,000 bimë përdoren sot në mjekësi. Ato po e tërheqin vazhdimisht vëmendjen e mjekësisë moderne, kështu që në mbarë botën po bëhen studime mbi vetitë e tyre shëruese. Studimet e shumta po vërtetojnë gjithnjë e më tepër se efektet e bimëve mjekësore dhe përbërësit e tyre e përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme shëndetin dhe cilësinë e jetës së njeriut. Vetitë e tyre shëruese nuk aplikohen vetëm në trajtim, por edhe në kozmetikë dhe nutricion.

Vitet e fundit, trajtimi me bimë mjekësore ose fitoterapia është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Në rajonet alpine mund të gjenden lloje bimësh mjekësore shumë të rralla, dhe shumë prej tyre përdoren në industrinë farmaceutike dhe në mjekësi. Mund t’i gjeni disa nga bimët me vetitë më të mira shëruese nga Alpet në preparatet tona tradicionale, NATURE’S ALPINE HERBS BALM.

Mentha Arvensis Herb Oil

E njohur si mendra e egër, ajo është e përhapur gjerësisht në Europë, Azi, por edhe në Siberi. Mendra e egër ka një përdorim shumë tradicional dhe të gjerë në mjekësi, ku përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Përdoret edhe në stomatologji, kozmetikë, si dhe në nutricion. Vaji i përftuar nga kjo bimë përdoret më shpesh për të zbutur dhimbjet dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut duke e fërkuar mbi lëkurë.

Eucalyptus Globulus Oil

Eukalipti është një bimë e famshme që ka veti shumë të fuqishme shëruese. Vaji esencial i eukaliptit përdoret gjerësisht në pastrimin e toksinave dhe mikro-organizmave, shërimin e gripeve, eliminimin dhe qetësimin e kruajtjes së lëkurës, si dhe ka një efekt qetësues në reaksionet alergjike të lëkurës. Vaji esencial i eukaliptit është i efektshëm për trajtimin e problemeve respiratore (astma, bronkiti, tuberkulozi). Eukalipti është gjithashtu i efektshëm në trajtimin e plagëve, djegieve, të prerave, vragave, pickimeve nga insektet, dhe shpimeve. Stimulon imunitetin dhe ofron mbrojtje me antioksidantë.

Abies Sibirica Needle Oil

Bredhi siberian rritet në zona të larta malore, dhe është shumë rezistent ndaj ngricave e të ftohtit, duke duruar madje temperatura deri në -50 gradë. Vajrat esenciale të bredhit siberian përdoren zakonisht në aromaterapi dhe në prodhimin e preparateve tradicionale. Ka një aplikim të gjerë në mjekësi, ku përdoret shpesh për preparate që thithen nga hunda dhe për trajtimin e traktit respirator, si dhe ndihmon kundër gripit dhe ftohjes. Është shumë i efektshëm dhe i dobishëm për dhimbjet dhe inflamacionin e muskujve.

Rosmarinus Officinalis Oil

Rozmarina është një bimë e cila ka kohë që përdoret në mjekësinë tradicionale. Vaji esencial i rozmarinës përdoret në trajtimin e spazmave të traktit gastrointestinal, dhe në përdorimin e jashtëm, aplikohet në trajtimin e dhimbjes së kyçeve e muskujve, si dhe çrregullimve të qarkullimit periferik. Rifreskon dhe redukton tensionin, ndihmon në raste ftohjeje, dhe përshpejton largimin e kollitjes. Përdoret gjithashtu në dermatologji për shkak se ka efekt në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, ekzemës, dhe akneve.

Menthol

Mentoli është një përbërës organik i përftuar nga nenexhiku ose vaji i mendrës. Ka një aplikim të gjerë në mjekësi dhe njihet kryesisht për efektin e tij të fortë antibakterial. Përdoret në stomatologji, për inflamacionin e gojës dhe fytit, ndihmon në frymëmarrje dhe kundër ftohjes. Redukton kruajtjen, lehtëson dhimbjet dhe ngërçet e muskujve, si dhe dhimbjen e kokës. Jep një ndjesi freskimi, kështu që përdoret edhe kundër djegieve. Mund të jetë në formë vaji, kremi, ose xheli.

Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Seed Extract

Gështenja e kalit, e njohur edhe si gështenja e egër, është një lloj shumë i përhapur dhe mund ta shohim në pyje të përziera e parqe nëpër Europë e Amerikë. Përdoret më së shumti në farmaci si lëndë bazë, por ka gjithashtu përdorim të gjerë në mjekësinë vaskulare. Ekstrakti i farës së gështenjës së egër përbën një terapi të efektshme për inflamacionet venoze dhe kapilarët, qarkullimin e gjakut, mbrojtjen e venave, reduktimin e shfaqjes dhe fryrjes së venave në lëkurë. Fruti, gjethja, lëvorja dhe lulja e gështenjës së egër përmbajnë eskulinë, kështu që nuk rekomandohet të përdoren në ushqim, por përdoren ekskluzivisht për qëllime kozmetike dhe mjekësore.

Vitis Vinifera (Grape) Leaf Extract

Vitis Vinifera është një varietet i veçantë rrushi nga gjethet e të cilit përftohet një ekstrakt që është shumë i pranishëm në industrinë farmaceutike dhe kozmetike. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, redukton simptomat si lodhja e këmbëve, ndjesia e therjes, dhe dhimbja në këmbë, redukton rrezikun e arteriosklerozës dhe sëmundjes koronare të zemrës. Për shkak të efektit të tij antioksidant, përdoret në kozmetikë sepse hidraton lëkurën dhe përtërin elasticitetin. Ekstrakti i farës së rrushit është i dobishëm për reduktimin e inflamacionit, skuqjes, kruajtjes, dhe ënjtjes së lëkurës.

Symphytum officinale Extract

Kjo bimë, e njohur gjithashtu në Europë si kufirma, rritet në lëndina dhe është e përhapur gjerësisht në Europë dhe Azi. Kufirma, falë vetive të mëdha shëruese, ka kohë që përdoret në mjekësinë popullore. Ndihmon kundër arteriosklerozës dhe për shërimin e shpejtë të plagëve e djegieve. Ka një efekt pozitiv tek lëkura, redukton dhimbjet e sëmundjeve reumatizmale, osteoporozës, dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Është e dobishme dhe e efektshme kundër inflamacionit venoz. Ekstrakti i kufirmës rekomandohet gjithashtu si produkt kozmetik për rigjenerimin e lëkurës.